Hoti: Qeverisëm me duar të pastra

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas LDK-së, slogani me të cilën hapën fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, “Shteti.Shtet.” është dëshmi se nuk guxojmë të eksperimentojmë me sakrificën shekullore.

Kandidati për kryeministër i partisë, Avdullah Hoti, tha se ky slogan demanton idetë që dëmtojnë shtetin dhe fuqizon Kosovën.

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, Hoti tha se LDK-ja ka kulturë demokratike për të respektuar institucionet shtetërore dhe publike e për t’i fuqizuar ato.

“Për Lidhjen tonë, shteti është mbi të gjitha. Ne jemi ata, të cilët në themelet e angazhimit politik kemi pasur gjithmonë zhvillimin e Kosovës, si shtet i të barabartëve dhe shtet i të drejtës. Ne respektojnë institucionet e shtetit dhe i fuqizojnë ato. Ne nuk i diskutojmë vendimet e drejtësisë edhe atëherë kur nuk na shkojnë përshtati. Sepse shteti ndërtohet duke e respektuar atë, duke punuar për të, duke e vënë interesin e shtetit mbi të gjitha”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë u tha qytetarëve që të krahasojnë qeverisjet e kaluara, duke u thënë që të mos i dëgjojnë premtimet “boshe të kundërshtarëve”.

Ndërkaq ka përmendur edhe marrëveshjen e nënshkruar në Ëashington, duke e quajtur më të rëndësishmen në historinë e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Hoti tha se përmes procesit të vetingut do të bëjnë ndryshime në sistemin e drejtësisë, po qe se vjen në krye të qeverisë së ardhshme.

“Ne, për 7 muaj qeverisje, e hoqëm nga diskursi publik fjalën korrupsion. Sepse ne qeverisëm me duar të pastra. Sepse Lidhja Demokratike nuk angazhohet për pushtet, por për shtet”, tha ai.

Sipas tij, me qeverisjen e LDK-së, Kosova u kthye në krye të agjendës amerikane për Ballkanin.

Share This Article