Hoti: Respektojmë Murat Jasharin, por kanë ndodhur procese të tjera kushtetuese

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar edhe propozimin e bashkëpartikes së tij, nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, para se të votohej kabineti i tij e që kërkonte qeveri tranzitore me kryeministër Murat Jasharin. Hoti tha se në vend tashmë kanë ndodhur procese te tjera kushtetuese dhe Murat Jashari mbetet emër i respektuar për të gjithë.

“Emri i tij është simbol i kësaj familje dhe nuk ka qytetar në Kosovë që nuk e respekton, por ka ndodhur disa procese te tjera kushtetuese në Kosovë, sot e kemi marrë detyrën dhe do të bashkëpunojmë me te gjithë pa përjashtim për të krijuar unitetin e nevojshëm shoqëror pavarësisht dallimeve që mund të kemi politike dhe të tjera, në interes të qytetarëve të Kosovë”, tha Hoti.

Kryetari i Skenderajt dhe përfaqësuesi i familjes historike, Bekim Jashari uroi qeverinë e re për detyrën e marrë.

“Bëmë homazhe të varrezat, vizituam edhe kullat që gjendjen në të cilën janë e dimë të gjithë, uroj që qeveria e re dhe kryeministri Hoti të kenë fat, shëndet dhe t’iu ecë puna mbarë sepse populli ynë ka shumë nevojë, për shumë gjëra. Urime e suksese të gjithëve, paçi shëndet dhe u ectë qysh është më së miri”, tha Jashari.

Share This Article