Hoti: Sot u arrit marrëveshja, nesër votohet qeveria e pasnesër nisin reformat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Sot u arrit marrëveshja, nesër votohet qeveria e pasnesër nisin reformat.

Ai thotë se do të angazhohen që të fuqizojnë shtetin e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Sot u arrit marrëveshja. Nesër votohet qeveria. Pasnesër nisim reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore, si dhe për fuqizim të rendit e ligjit për të gjithë njësoj. Si partner i barabartë qeverisës do të angazhohemi shumë që të fuqizojmë shtetin e Kosovës, ushtrinë e Kosovës, pozitën e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Do të avancojmë miqësitë me partnerët tanë, do të punojmë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Hoti.

Vetëvendosje e LDK-ja sot kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës, derisa nesër pritet të votohet “Qeveria Kurti”

Share This Article