Hoti takon presidentin e KE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po vazhdon takimet në Bruksel. Ai në vazhdën e takimeve është takuar edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilit i ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë njoftim Hoti e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook:

Sot takova presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilin e njoftova për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Kam theksuar se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian, dhe rëndësinë që ka përmbyllja e këtij kapitulli, në mënyrë që qytetarët e Kosovës sikurse edhe fqinjët e tyre të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE.

Share This Article