Hoti takon Ramën sot në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të qëndrojë sot në Shqipëri për vizitë zyrtare.

Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama, në orën 09:30, te Pallati i Brigadave.

Kryeministri Hoti ka në agjendë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Vizita e kryeministrit Hoti në Tiranë pason atë të kryeministrit Rama në Prishtinë.

Rama vizitoi Prishtinës pas aktakuzës që Prokuroria Speciale në Hagë ngriti ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për afërsisht 100 vrasje.

Share This Article