Nënkryetari i LDK-së, Abdullah Hoti, në një deklarim për radion Evropa e Lirë ka thënë se është në dorën e VV-së që ta gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja.
Pavarësisht se LDK-ja është subjekti i dytë me rezultat zgjedhor, Hoti ka thënë se në takimin e fundit VV-së i është dhënë një ofertë.
“Tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Hoti. Në këtë kontekst, sipas tij, takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.
“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka thënë ndër të tjera Hoti.