Hoti ua shpalos deputetëve të LDK-së programin e Qeverisë

albnews
By
1 Min Read

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, do të prezantojë sot para deputetëve të kësaj partie, programin qeverisës që ai synon të implementojë me AAK-në, Nismën dhe minoritetet.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së pritet që sot të mbahet pas pak minutash.

Tashmë në hapësirën e Kuvendit kanë arritur disa deputetë dhe zyrtarë të LDK-së.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të vendimit final të Kushtetueses, e cila pritet të vendosë nëse dekreti i presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër, është në përputhje me dispozitat ligjore të parapara me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Share This Article