Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kontingjenti i parë i vaksinës anti-COVID do vjen këtë muaj me 33.000 mijë doza të para të COVAX-it.
Hoti ka shkruar se Kosova do t’i përfitojë 100.800 doza të vaksinës anti-COVID.
“Janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”, thuhet në njoftimin e Hotit në Facebook.
Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID si distanca fizike, përdorimi i maskave dhe dezinfektimi i lokaleve, me qëllim të pamundësimit të përhapjes së koronavirusit.
Për ardhjen e vaksinës anti-COVID, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte deklaruar se ato do vinin gjatë shkurt.