Hoti vazhdon takimet në Bruksel, edhe Presidentit të Këshillit të BE’së ia kërkon vizat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në takimin në Bruksel, Hoti ka bërë të ditur se e ka njoftuar presidentin e KE’së për prioritetet e Qeverisë.

 “Gjatë takimit, kryeministri Hoti e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se kryeministri ka theksuar se liberalizimi i vizave mbetet njëra ndër cështjet më urgjente në raport me BE’në.

“Kryeministri Hoti theksoi se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian. Më tej, kryeministri Hoti vlerësoi se për Qeverinë e Kosovës përmbyllja e këtij kapitulli është shumë e rëndësishme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës, sikurse edhe fqinjët e tyre, të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së”, bëhet e ditur në komunikatë.

Share This Article