Houthit mund të mbyllin Ngushticën Bab el-Mandeb në Detin e Kuq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Houthit po përqendrojnë sulmet e tyre në jug të Izraelit.

Zyrtarë nga ky grup e kanë bërë të qartë se e vetmja mënyrë që këto sulme të ndalen është nëse Izraeli plotëson kërkesat e tyre, përfshirë respektimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe mos pjesëmarrjen në sulmet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit.

Gjithashtu dimë nga Mohammed al-Bukhaiti, një zyrtar i njohur i Houthive, se ekzistojnë më shumë opsione dhe faza të tjera përpara për sa i përket përshkallëzimit ushtarak nga ana e Houthive. Një nga këto opsione është mbyllja e Ngushticës Bab al-Mandeb, sipas al-Bukhaitit.

Pasojat katastrofale që mund të sjellë mbyllja e saj, lidhen me bllokimin e mallrave dhe tregtisë së tregut aziatik me atë europian, por edhe të mallrave afrikane, që do ta defaktorizonin kanalin e Suezit.

Kjo do të sillte rritje të çmimeve të hidrokarbureve akoma më tepër dhe të produkteve të tjera dhe ky bllokim do të dëmtonte së tepërmi Europën, që është e varur nga hidrokarburet dhe produktet e tjera që importon nga vendet aziatike. 

Share This Article