Hovenier: Dhuna nuk është kurrë mjet i pranueshëm për mosmarrëveshje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Kuvend ku pati rrahje mes deputetësh prezentë në seancë.

Hovenier shprehet se do donte që t’mos kishte nevojë të tregonte se dhuna, asnjëherë s’është mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet, megjithatë, përmes një cicërime në twitter ai detyrohet ta përmend atë.

”Keqardhje të shohësh çfarë ndodhi sot në Kuvendin Kombëtar të Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”.

Share This Article