Hovenier në Ditën e Kushtetutës së Kosovës: Jemi krenarë të bashkëpunojmë me ju

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka uruar Kosovën për Ditën e Kushtetutës.

Hovenier, mes tjerash theksoi se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme si një vend i lirë dhe demokratik.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të “ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…”

Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në platformën X, shkruajnë mediat e Kosovës.

Sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Share This Article