Hoxha bisedë me homologun maqedonas, Mucunski: Integimi në BE, rëndësi strategjike për rajonin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka zhvilluar një telefonatë me homologun maqedonas, Timco Mucunski. Ai vuri theksin se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbeten me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në.

Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:

Këtë mëngjes pata një telefonatë të parë të dobishme dhe produktive me kolegun tim @TimcoMucunski, duke riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i #NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal.

Në përvjetorin e tragjedisë në #Koçan, përsërita solidaritetin tonë dhe angazhimin e fortë të Shqipërisë për të qëndruar pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në momentet që kërkojnë solidaritet, mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim më të fortë rajonal.

Ramë dakord se #integrimi evropian i dy vendeve tona – dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor – është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investimin më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin tonë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Riafirmuam gjithashtu rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional në vend. Në këtë drejtim, nënvizova rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e #Gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e #gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumëetnik të vendit.

Së fundmi, ramë dakord për rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit për zbatimin e #KorridoritVIII, një projekt kyç për lidhshmërinë dhe zhvillimin rajonal.

Share This Article