Hoxha për Monika Lubonjën: Këshilltare që paguhet me taksat tona, ka 3 muaj në BBV

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hoxha u shpreh se njerëzit që i shërbejnë pushtetit ka tre muaj që ndodhet brenda Big Brother.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar aktoren Monika Lubonja e cila është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt. Lubonja  ndodhet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ rezulton në databazën me pagat e qytetarëve shqiptarë, si këshilltare e Veliajt. Hoxha i ftuar në ‘Abcneës’, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda Big Brother VIP.

“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.

Share This Article