ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 8 hours ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 8 hours ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 8 hours ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 9 hours ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Hoxha: SHBA demantoi kryeministrin e shkarkuar që vazhdimisht mashtroi

albnews by albnews
27 March, 2020
in Kosova
0
Hoxha: SHBA demantoi kryeministrin e shkarkuar që vazhdimisht mashtroi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë sot në konferencë për media se PDK përshëndet deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit që sipas saj demantoi deklarimet e Albin Kurtit për marrëveshje sekrete.

“Njëherazi, na vjen keq që partnerët tanë janë detyruar të bëjnë këtë përgënjeshtrim si pasojë e mashtrimeve publike që kanë ardhur në vazhdimësi nga kryeministri i shkarkuar Kurti dhe veçanërisht në seancën e rrëzimit të Qeverisë. Ne shprehim shqetësimin për rrezikun e madh që sjell shtrembërimi i së vërtetës mbi qëndrimet e aleatëve tanë amerikanë. Këto manipulime, jo vetëm dëmtojnë partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe cenojnë rëndë dinjitetin dhe reputacionin e shtetit të Kosovës”, tha zyrtarja e lartë e PDK-së, Eliza Hoxha.

RelatedPosts

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

 Deklarata e plotë e deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha:

Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti në vend që ka dhënë një vizion të qartë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke propozuar një platformë konkrete për këtë proces që në muajin prill të vitit 2018. Mes tjerash, platforma e PDK-së shpreh qartë qëndrimin për të mos negociuar karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Kjo platformë synon të orientojë dialogun drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme në rrafshin e të drejtës ndërkombëtare, që garanton njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, dialogu është proces shumë i rëndësishëm, sepse me anë të tij mund të përmbyllet procesi i shtet-ndërtimit të Kosovës dhe të kurorëzohet plotësisht subjektiviteti ndërkombëtar i saj. Po ashtu, orientimi gjeopolitik drejt perëndimit dhe forcimi i aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër shtyllat kryesore të trashëgimisë politike të krijuar nga partia jonë. Prandaj, ne jemi të gëzuar e mirënjohës për fokusin e shtuar të partnerëve tanë amerikanë në ballafaqimin me sukses të sfidës së dialogut.

Ne e përshëndesim deklaratën e përbashkët të të dërguarit special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, z. Richard Grenell, përfaqësuesit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, z. Matthew Palmer, si dhe  ambasadorit amerikan në Kosovë, z. Philip Kosnett. Këtë deklaratë, që vjen nga nivelet më të larta të aleatit tonë më të madh, e konsiderojmë jo vetëm manifestim të mbështetjes së madhe për shtetin tonë, por edhe dëshmi të qëndrimit të unifikuar që ka Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit përkundrejt Kosovës.

Kjo deklaratë, gjithashtu, përgënjeshtroi deklaratat mashtruese dhe zërat konspirativ që janë përhapur për qëllime të ulëta politike në Kosovë, duke rikonfirmuar qartë e pa ekuivok, se nuk ka një plan të fshehtë për shkëmbime territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Njëherazi, na vjen keq që partnerët tanë janë detyruar të bëjnë këtë përgënjeshtrim si pasojë e mashtrimeve publike që kanë ardhur në vazhdimësi nga kryeministri i shkarkuar Kurti dhe veçanërisht në seancën e rrëzimit të Qeverisë. Ne shprehim shqetësimin për rrezikun e madh që sjell shtrembërimi i së vërtetës mbi qëndrimet e aleatëve tanë amerikanë. Këto manipulime, jo vetëm dëmtojnë partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe cenojnë rëndë dinjitetin dhe reputacionin e shtetit të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës gjen rastin që të deklarojë sërish, se i konsideron si prioritet kryesor lidhjet afërta dhe të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të vazhdojë që të punojë për t’i konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale me këtë shtet mik të përhershëm.

Po ashtu, ftojmë qytetarët e vendit që të mos bien pre e mashtrimeve të aktorëve apo faktorëve politikë, të cilët instrumentalizojnë në mënyrë të papërgjegjshme me këto raporte apo që spekulojnë për përfitime meskine politike me to.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result