Hoxhaj: Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar rreth marrëveshjeve të fundit që ka bërë Serbia me Francën për blerjen e armatimit dhe sistemeve ajrore raketore.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Serbia po vazhdon të pretendojë se ushtarakisht është neutrale, mirëpo po e tregon të kundërtën.

“Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë kaq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Share This Article