Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se “kjo javë është fatale për Kosovën”, dhe se siç u shpreh ai, “me pasoja kolosale për të ardhmen”.
Përmes një reagimi në rrjetin e tij social Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka renditur arsyet se pse kjo javë për Kosovën është fatale.
“Kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë”, shkruan Hoxhaj.
sipas tij, është koha që Qeveria të marr përgjegjësi politike dhe të bëjë transparencë, duke publikuar çdo gjë çka është pranuar, si dhe është koha që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo.
“Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!”, shkruan deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.