Hoxhaj: Kosova do të punojë me Borrellin dhe me Spanjën për njohje dhe integrim europian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter, i cili fliste për rolin e ministrit të Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, në Ballkan.

Hoxhaj, në shpërndarjen e këtij shkrimi të Petrit Selimit, ka thënë se praktika e politikës së jashtmë kosovare është bashkëpunimi, kështu që Kosova do të punojë me Borrell dhe vendin e tij Spanjën.
Siç e dini, praktika e politikës sonë të jashtme është bashkëpunimi, kështu që Kosova do të punojë me Borrell dhe vendin e tij Spanjën drejt njohjes dhe Integrimit europian për rajonin, por ne gjithashtu do të jemi vigjilent”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Share This Article