Hoxhaj: Mospërmbyllja e dialogut me Serbinë e lë Kosovën gjatë në status-quo

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur bindjen se mos përmbyllja e dialogut me palën serbe rrezikon që vendi ynë të mbetet gjatë në status-quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se përmbyllja e dialogut i shërben interesave të Kosovës.

“Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët, por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës. Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madh për t’i mbyllur temat e mëdha të shtet-ndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta përmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë”, shkruan Hoxhaj.

Share This Article