Hoxhaj takon Palmerin: PDK kërkon një rol më të madh të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu-Kodra, kanë takuar në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Phlip Kosnett.

“Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellët, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin”, thuhet në njoftimin për media.

Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPDKqender%2Fposts%2F4080519708660711&show_text=true&width=500
Share This Article