Hoxhaj: Trepça kurrë nuk do të jetë pjesë e dialogut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijanciç në lidhje me futjen e Trepçës në bisedimet me Serbinë. 

Hoxhaj është shprehur i shokuar nga kjo deklaratë, ndërsa ka thënë se është absolutisht e papranueshme që BE-ja të japë deklarata të tilla të pamatura që e dëmtojnë vetë procesin e dialogut me Serbinë. 

“I shokuar nga deklaratat për Trepçën të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic. Absolutisht e papranueshme që BE të japë deklarata të këtilla të pamatura që edhe mund ta dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Koacijaciç në një përgjigje për “Tanjug”, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut.

Ajo, gjithashtu, ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply