Kryetari në detyrë i Parisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Pas takimit Hoxhaj ka mbajtur një konferencë për media.
Ai para gazetarëve foli për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se është i gatshëm që këtë ta diskutojë edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Mendoj se me zotin Hoti nuk kem nevojë fare për takim, vetëm zoti Mustafa për neve është partner, ne jemi opozitë ata janë qeveri. Qasja jonë është e qartë, ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president, dhe jemi të gatshëm të japim votat tona, por presidenti duhet të zgjidhet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk nënkupton raport të ri me qeverinë, por vetëm sjellje shtetërore”, ka thënë ai.
Kreu i PDK-së theksoi se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë ftesë serioze për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
“Vetëvendosja nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj qeverie, duhet të na bëj ftesë serioze, ata e kanë nisur mocionin, le të bëjnë ftesë dhe takohemi. Po ta kishte nisur PDK mocionin do ta kishte ftuar Vetëvendosjen, qëndrimi ynë është i kristaltë”, ka thënë ai.