Hulku iranian godet muret për t’i futur frikën rivalit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 2 Prill të vitit të ardhshëm në “O2 Arena” të Londrës, të apasionuarit e luftimeve të UFC do të kenë mundësinë të shijojnë një nga duelet më të veçanta dhe të shumepritur.

Hulku Iranian, i cili ka marrë këtë nofkë për shkak të formave të tij trupore jo normale dhe jo njerëzore, do të ndeshet në një duel epik me Martyn Ford i cili edhe ky ka marrë nofkën “Njeriu më i frikshëm i planetit”.

Një duel mbinjerëzor, “Hulku iranian” godet muret për

Tashmë rivaliteti mes tyre është zhvendosur në rrjetet sociale deri në pritje të takimit të madh më 2 Prill teksa Sajad Gharibi, ose Hulku Iranian ka postuar video të stërvitjes së tij jo të zakonshme.

Ai shfaqet duke goditur muret duke treguar një pjesë të forcës së tij mbinjerëzore teksa i dërgon një mesazh direkt rivalit të tij “Po, kjo është personale. “Dhëmbë të bukur të bardhë nga njëra anë, ju me të gjithë sponsorët tuaj [përballë] meje me fansa të dashur në mbarë botën që më mbështesin dhe më motivojnë”, shkruan luftëtari Iranian.

https://www.instagram.com/sajadgharibiofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=85ccc57a-bf27-4213-821a-6223dad31855

Ndërkohë që në videon më poshtë mund të shikoni edhe sesi stërviten të dy këta luftëtarë për duelin ku nuk janë gjithsesi në kushte të barabarta. Ford ka një avantazh në gjatësi, ndërsa iraniani është në një klasë tjetër. Gharibi  ka një peshë prej 177 kilogramë, ndërsa Ford është vetëm 145 kilogramë.

https://www.youtube.com/watch?v=TxkwxIIES0c
Share This Article