Human Rights Watch: Në konfliktin Izrael – Gaza u kryen krime lufte

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i njohur ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch”, ka thënë se forcat izraelite dhe grupet e armatosura palestineze kanë kryer sulme gjatë konfliktit të majit në Gaza që qartazi përbëjnë krime lufte.

Organizata tha se pas hulumtimit, për tri sulme të kryera nga Izraeli, të cilat e shkaktuan vdekjen e 62 civilëve, nuk ka gjetur ndonjë cak ushtarak afër vendeve të sulmuara, shkruan BBC.

Në raport gjithashtu thuhet se 4.300 raketat e hedhura nga grupet e armatosura palestineze drejt Izraelit përbëjnë sulme pa kriter ndaj civilëve.

Së paku 260 persona u vranë në Gaza dhe 13 në Izrael gjatë luftimeve që zgjatën 11 ditë. Kombet e Bashkuara thonë se së paku 129 të vrarë në Gaza ishin civilë. Ushtria izraelite ka thënë se 200 të vrarë ishin militantë, ndërsa Hamasi ka thënë se i janë vrarë 80 luftëtarë.

Hulumtimi i organizatës “Human Rights Watch” ishte i përqendruar në tri sulme izraelite që rezultuan në numër të madh të civilëve të vrarë: sulmi në Beit Hanoun më 10 maj, ku u vranë tetë civilë, sulmi në kampin e refugjatëve Shati më 15 maj, ku u vranë 10 civilë, dhe sulmi në qytetin Gaza më 16 maj, k u u vranë 44 civilë.

Në raport thuhet se nuk pati caqe të dukshme ushtarake përreth vendeve ku ndodhën këto tri sulme dhe se sulmi që nuk është i drejtuar ndaj një objektivi specifik ushtarak është i paligjshëm.

Share This Article