Humb betejën me Covid-19 artisti i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lajm i hidhur për botën e artit. Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare kornisti Andrea Canaj, i cili ka humbur betejën me Covid. Lajmi i hidhur është dhënë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

“Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij!”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Share This Article