Aktori australian Julian McMahon, i njohur për rolet e tij ikonike në serialet “Nip/Tuck” dhe “Charmed”, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.
Lajmi është konfirmuar nga bashkëshortja e tij, Kelly Paniagua, e cila deklaroi se aktori ndërroi jetë të mërkurën në Clearwater, Florida.
“Julian e donte jetën, familjen, miqtë, punën dhe fansat e tij. Dëshira e tij më e madhe ishte të sillte gëzim tek njerëzit,” – u shpreh ajo në deklaratë.
McMahon fitoi famë me rolin e demonit Cole Turner në “Charmed”, për të kulmuar me portretizimin e Dr. Christian Troy në serialin mjekësor të suksesshëm “Nip/Tuck”. Ai gjithashtu u shfaq në ekranin e madh si Doctor Doom në dy filmat e “Fantastic Four” dhe më vonë në tre sezone të serialit “FBI: Most Wanted”. /tpz/