Humb jetën 1 vjeçari pasi bie nga dritarja e ndërtesës në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga dritarja e një ndërtese të martën në Leeds të Britanisë, ka konfirmuar policia, shkruan Sky News.

Policia u njoftua për rastin nga shërbimi i ambulancës.

Njëvjeçari u dërgua në spital për trajtim urgjent, por nuk arriti të mbijetojë.

Policia ka kërkuar të respektohet privatësia e familjes për këtë tragjedi, teksa tha se po punon “hetim të çështjes”.

Share This Article