Humb jetën mjeku i spitalit të Gramshit nga Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha, ku mësohet se ka ndërruar jetë mjeku i mirënjohur i spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferri.

Lajmin e hidhur e bën me dije vetë spitali i Gramshit, ku thotë se Xhaferri u bë heroi i parë (me shpresën edhe i fundit) i personelit të Spitalit Gramsh.

Njoftimi i spitalit të Gramshit:

Te nderuar qytetar!

Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.

I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresen edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie.

Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.

Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.

Faleminderit per gjithçka!

Share This Article