Humb jetën nga Covid-19 ish kampioni i body-building në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 në një spital në Napoli ish-kampioni i body-buildingut, Salvatore Solimeno, 45 vjeçar nga Pompei.

Lajmin e bënë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se Solimeno ndërroi jetë pas disa ditësh agoni. Sipas të afërmve të tij, Solimeno vuante nga talasemia, megjithëse ai bënte një jetë krejtësisht normale.

Për shkak të problemeve me frymëmarrjen Solimeno i ishte shtruar në spital ku luftoi për disa ditë por nuk ishte në gjendje të fitonte betejën me virusin tinëzar.
“Ai ishte i fortë dhe luftarak – shpjegonin miqtë nga Pompei për mediat italiane-. Ne ishim të bindur se ai gjithashtu do të mposhtte Covid”-raporton TGcom24

Share This Article