Humb jetën një shqiptar i Kosovës në Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac, në Serbi.

Sipas MPJD-së, Voca ishte raportuar si person i zhdukur më 19 nëntor 2025 nga bashkëshortja e tij në stacionin policor në Mitrovicë, Jug. Autoritetet serbe kanë konfirmuar se trupi i pajetë i të ndjerit aktualisht ndodhet në Spitalin e Nishit.

Institucionet e Kosovës, në koordinim me MPJD-në, janë angazhuar për të mundësuar sa më shpejt kthimin e trupit të viktimës në Kosovë. Ndërkohë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët dhe autoritetet serbe për të ofruar asistencën e nevojshme dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat e kërkuara.

MPJD ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm, duke trajtuar rastin me seriozitet dhe urgjencë të plotë./REL

Share This Article