Humb jetën Yevgeny Prigozhin, kreu i Wagner udhëtonte në avionin privat që u përplas pranë Moskës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i ushtrisë mercenare Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën ditën e sotme pasi avioni në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës.

Agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se 10 persona janë vrarë pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin raportohet se ka qenë në bordin e avionit të rrëzuar.

Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Share This Article