Këngëtarja e njohur britanike, Lily Allen ka dhënë së fundmi një intervistë ku foli për të kaluarën dhe lidhjet e saj të dashurisë.
Teksa ishte e ftuar në podkastin “Life’s a Beach”, ajo kujtoi përvojën e saj të parë seksuale, e cila nuk duket se nuk përfundoi dhe aq mirë.
38-vjeçarja shpjegoi se ajo ishte me pushime në atë kohë me babain e saj të famshëm dhe aktorin Keith Allen dhe vëllain e saj Alfie.
Në atë kohë, Lily kishte një lidhje të fshehtë me dikë në Brazil dhe sa herë që babai i saj ishte larg shtëpisë, ajo gjente mundësinë ta takonte të dashurin.
Megjithatë, një ditë, Keith Allen u kthye në shtëpi më herët se sa pritej, ku ai aty zbuloi se vajza e tij nuk ndodhej aty.
Kështu ai menjëherë lajmëroi policinë, duke menduar se diçka i kishte ndodhur. Sigurisht, ai nuk e imagjinonte që Lili ishte larguar për të takuar dikë.
“Në fakt, nuk jam zhdukur saktësisht. E humba virgjërinë me një djalë të quajtur Fernando në Brazil. Isha rreth 12 vjeç”, tha këngëtarja.
“Ata menduan se kisha humbur, babai im kishte thirrur policinë. Në të gjithë hotelin kishte polici. Nuk mund t’u thosha se thjesht kisha humbur virgjërinë. Ishte gjithçka aq traumatike sa nuk bëra më seks për një kohë”, përfundoi 38-vjeçarja.