Humbën jetën nga monoksidi i karbonit në Itali, mbërrijnë në Durrës trupat e pajetë të familjes Kola

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit trupat e pajetë të 4 antarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën në 4 shkurt në Itali.

Katër anëtarë të familjes Kola nga fshati Gryksh i Madh, Peqin u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre më 4 shkurt në Porcari, provinca Lucca në Itali.

Babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, u shuan si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre.

Kryefamiljari Arti Kola ishte punëtor në një kompani si bojaxhi, ndërsa Jonida Kola, gruaja ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektriçist në një kompani private, ndërsa Xhesika, vajza, ishte në shkollë.

Humbën jetën nga monoksidi i karbonit në Itali,

Mediat italiane raportuan se monoksidi i ka vrarë pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, pasi gazi është pa erë. Djali ka qenë i fundit që është ndjerë keq; madje mendohet se ka qenë pikërisht ai që mbrëmë, rreth darkës, ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, raporton “La Repubblica”.

Shtëpia, në zonën Rughi, ishte e re, e blerë nga familja rreth një vit e gjysmë më parë; ata ishin shpërngulur aty vetëm pesë muaj më parë dhe po përfundonin ende punimet e sistemimit të banesës dykatëshe. Nuk është ende e qartë kush e ka instaluar kaldajën, e cila ishte e re, dhe nëse ka pasur ndonjëherë mirëmbajtje nga ndonjë teknik. Pikërisht mbi këto aspekte po përqendrohen hetimet e karabinierëve, pasi nuk ka dyshime për shkakun e vdekjeve.

Ndihmë kërkoi edhe vëllai i Arti Kolës, i cili ka hyrë në banesë bashkë me karabinierët dhe disa fqinjë, duke zbuluar trupat e pajetë. Edhe ai është helmuar.

Në përpjekje për të ndihmuar familjen e goditur nga rrjedhja e monoksidit, tre ushtarakë janë helmuar lehtë dhe kanë marrë menjëherë ndihmë mjekësore.

Share This Article