Humbën rrugën në malin e Dukatit, shpëtohen dy turistë britanikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Orikumit i ka ardhur në ndihmë dy turistëve anglezë që kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se dy turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë.

Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e dy turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. /

Share This Article