Humbi “dashurinë e jetës”, Sandra Bullock rishfaqet në publik pas një kohe të gjatë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sandra Bullock është shfaqur për herë të parë në publik pas thuajse një viti. Aktorja 61-vjeçare u fotografua në makinë bashkë me djalin e saj adoleshent, Louis dhe qenin e tyre.

Ylli i kinemasë është parë rrallë në publik që pas ndarjes nga jeta të të dashurit të saj, Bryan Randall për shkak të sëmundjes së ALS.

Familja e fotografit njoftoi lajmin e vdekjes së tij në vitin 2023 përmes një deklarate. Ai kishte rreth tre vjet që vuante prej sëmundjes.

“Bryan zgjodhi shpejt që ta mbante të fshehtë rrugëtimin e tij me ALS dhe ne që u kujdesëm për të bëmë më të mirën për të respektuar kërkesën e tij.”

ALS (skleroza laterale amiotropike), e njohur edhe si sëmundja Lou Gehrig, bën që truri të humbasë aftësinë për të kryer dhe kontrolluar lëvizjet e vullnetshme.

Bullock dhe Randall u njohën kur aktorja e punësoi që të fotografonte ditëlindjen e djalit të saj. Në vitin 2015, ata u shfaqën bashkë në tapetin e kuq gjatë premierës së “Our Brand Is Crisis.”

Në vitin 2021 kur Randall përballej me ALS, Sandra e quajti “dashurinë e jetës së saj” gjatë një interviste.

Vitin e shkuar, në ditën e 58-vjetorit të të ndjerit, ajo plotësoi amanetin e tij që hiri i eshtrave të shpërndahej në një lumë në Wyoming.

Hera e fundit që aktorja u pa në publik ishte gjatë një loje në Crypto.com Arena, ku shfaqej duke qeshur.

Share This Article