Humbi jetën stjuardesa e “Air Albania” gjatë fluturimit Tiranë-Londër, kompania sqaron rrethanat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën tragjikisht më datë 21 dhjetor në aeroportin Standsted të Londrës është Greta Dyrmishi.

Viktima dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën ‘Air Albania” në itinerarin nga Tirana në Londër.

Së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga kompania Air Albania, ku sqaron se pavarësisht ndihmës së menjëhershme, Dyrmishi nuk ia doli dot.

“Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira. Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm”, tha kompania në reagim në Facebook.

Share This Article