Humbi Shkodrën për herë të parë, Berisha: U hodhën miliona euro nga bandat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi përpara gazetarëve se zgjedhjet në Shkodër ishin shembulli sesi bandat u përfshinë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryedemokrati Berisha u shpreh se shuma të mëdha parash u hodhën në qytetin verior, teksa shtoi se qytetarët shkodranë nuk do ta pranojnë zgjedhjen e krimit.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll-et e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat e nxirrnin Spahinë 14 pikë përpara.

Nëse mendon se tërhiqet Berisha para krimit sheh veshin e tij pa pasqyrë. Unë nuk tërhiqem para bandave. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethinë, nga banda të Edi Ramës.

Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro. Jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhjen e krimit nuk do ta pranojnë”, tha Berisha.

Share This Article