Humbi zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës, reagon për herë të parë Emri Vata

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emri Vata, Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës, ka reaguar për herë të parë pas humbjes përballë kandidati të PS, Albert Halilaj.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Vata shprehet se zgjedhjet në Kukës u vodhën nga patronazhistët dhe super-ministrat, të cilët sipas tij “ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve”. Vata shprehet se misioni i opozitës për zgjedhje të lira nuk mbyllet me Kukësin.

“Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.

Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasur nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes. Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira. Uroj që vota e çdo qytetari Kuksian, të mos shpërdorohet.

Share This Article