Humbja ndaj Anglisë, federata serbe merr vendimin e papritur për trajnerin e ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marrja e “frerëve” nga trajneri Velkjo Paunovic nuk dha rezultatin e dëshiruar ndaj Anglisë, disfata 0 – 2 për Serbinë dhe “zhdukjen” e mundësisë për të marrë vendin e 2-të në Grupin K. Marrëveshja fillestare mes ish-trajnerit të Real Oviedo dhe Federatës Serbe të Futbollit është deri në fund të kualifikueseve për “Botërorin 2026”.

Por sipas informacioneve të “Sport Club”, federata e Serbisë do t’i ofrojnë Paunovic kontratë të re deri në vitin 2030. Po ashtu, pritet që trajneri 48-vjeçar të ketë kompetenca më të gjera sportive, duke filluar si përgjegjës apo mbikqyrës në kombëtare, me qëllim përmirësimin në të ardhmen.    

Share This Article