Humbja e qartë ndaj Mançester Siti ka nxjerr në pah kufizimet aktuale të Borusia Dortmund. Trajneri Niko Kovaç shpreson që kjo të ndryshoj.
Humbja 1-4 tregoi qartë për BVB se, pavarësisht stabilizimit në muajt e fundit dhe një nisjeje të mirë në Ligën e Kampionëve, maja e futbollit evropian është ende një hap i madh larg. Ndeshja ishte praktikisht e mbyllur në minutën e 57-të kur Fil Foden shënoi golin vendimtar 3-0, edhe pse Dortmund shënoi një gol në fazat e fundit.
Kjo për shkak se vendasit lehtësuan ritmin, u tërhoqën më thellë dhe u bënë më pasiv. “Ishte një humbje e merituar,” pranoi Sebastian Kehl i Dortmundit para dy tifozëve të vegjël të Sitit: “Siti ishte qartë ekipi më i mirë.”
Drejtori sportiv kishte vënë re edhe problemet e dy mbrojtësve të krahut, Julian Rajerson dhe Daniel Svenson, ndaj kundërshtarëve të tyre të shpejtë Savinjo dhe Zheremi Doku, dhe se si Siti, përmes një ndërtimi të gjerë të lojës dhe mesfushorëve të tërhequr, shpesh kishte shumë hapësirë në qendër, të cilën Foden e shfrytëzoi më së miri.
“Ne luftuam, edhe pse u përpoqëm të dyfishonim mbulimin në krahë,” pranoi Kehl, dhe përmblodhi gjithçka në mënyrë të përsosur: “Kur shikon golat, është thjesht një nivel shumë i lartë i cilësisë. Dhe duhet ta pranojmë këtë.” Niko Kovaç dhe ekipi i tij kanë pësuar vetëm katër humbje që nga fillimi i prillit.
Këto humbje ishin të pritura, madje edhe të parashikuara, dhe duke marrë parasysh rezultatet e mira deri më tani këtë sezon, ato janë gjithashtu të durueshme. Por ato gjithashtu tregojnë se Dortmund ende nuk është në pikën ku mund t’i ofroj ekipeve të këtij kalibri një luftë 90- minutëshe në barazi. Kovaç beson se kjo është kryesisht çështje e cilësisë individuale:
“Dallimi ishte niveli i lartë i cilësisë. Ata luajtën pasimet e tyre shumë më pastër. Ne gjithashtu luajtëm pasimet e duhura, por ishin të çrregullta, pasime të ulëta.” Mjaftueshëm për 20 pikë nga nëntë ndeshjet e para të kampionatit dhe për fitore ndaj kundërshtarëve evropianë të kalibrit të Kopenhagen dhe Atletiko Bilbao, por jo më shumë.
“Ne jemi një ekip shumë i mirë në Bundesligë, ishim ndër tetë ekipet e fundit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar,” thekson Kovaç: “Por Siti përfaqëson cilësi të klasit botëror, ne ende nuk kemi arritur atë nivel. Duhet të jemi të sinqertë për këtë.”




