Huqja e tifozëve të Liverpoolit: e ngatërrojnë qytetin, mbesin pa e parë ndeshjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liverpooli u ka dhënë kujtime të paharrueshme shumë tifozëve të vet gjatë udhëtimeve për ndeshjet në netët evropiane gjatë viteve të fundit. Tani, dy tifozë të tjerë e kanë edhe një histori interesante për ta treguar, pasi që ata udhëtuan në Gent të mërkurën, e jo në Genk.

Skuadra e Jurgen Kloppit siguroi fitore bindëse me rezultat 4:1 në ndeshjen e tyre të fundit të Ligës së Kampionëve, mirëpo dy tifozë të Liverpoolin e gjetën veten në një pjesë të gabuar të Belgjikës, e jo në vendin ku po zhvillohej ndeshja Genk – Liverpool.

Në mesin e tifozëve që kishin udhëtuar në Belgjikë nga Anglia ishin edhe dy nga Liverpooli, të cilët besonin se e kishin planifikuar udhëtimin e tyre në perfeksion.

Për fat të keq të tyre, gjeografia dhe leximi i gabueshëm ua prishi atyre udhëtimin. Një shkronjë e bën dallimin mes dy vende, por edhe 93 milje rrugë.

Share This Article