Hyn në fuqi ligji i ri për rregullat në internet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ligj i ri gjithëpërfshirës që synon të rishkruajë rregullat e internetit në Kaliforni, do të hyjë në fuqi më 1 janar.

Shumica e bizneseve me faqe interneti dhe klientët në Kaliforni, që nënkupton shumicën e bizneseve më të mëdha në vend, duhet të ndjekin rregullat e reja, që supozohet të bëjnë jetën online më transparente dhe më pak të frikshme për përdoruesit.

I vetmi problem është se askush nuk e di sesi funksionojnë rregullat e reja.

Ligji për Privatësinë e Konsumatorëve në Kaliforni filloi me një nismë të thjeshtë ku njerëzit duhet të dinë nëse kompanitë shesin informacionin e tyre personal, të shohin se çfarë informacioni kanë kompanitë për ta dhe të kenë mundësinë e largimit nga i gjithë sistemi.

Por, asgjë nuk është e thjeshtë kur bëhet fjalë për ekonominë e të dhënave online me shpejtësi të lartë dhe jo transparente.

Për më shumë se dy dekada, kompanitë e teknologjisë kanë ndërtuar një sistem për të gjurmuar zakonet dhe identitetin e miliona përdoruesve, çdo sekondë të ditës dhe më pas shkëmbejnë ose shesin atë informacion për të rregulluar më tej strategjinë e marketingut, reklamimit dhe biznesit.

Kjo praktikë ka lejuar industrinë e reklamave të grumbullojë profile të konsumatorëve për miliona njerëz.

Ligji i ri i fuqizon qytetarët kalifornianë të ndalojnë këtë përgjim./ATSH/

Share This Article