Në Spanjë hyn në fuqi ligji që lejon eutanazinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga sot, hyn në fuqi ligji, që lejon eutanazinë, duke bërë Spanjën një ndër vendet e pakta, që lejon të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, t’i japin fund jetës.

Legjislacioni i përgjigjet kërkesës së  shoqërisë dhe përfshin garanci, tha ministria e shëndetësisë, nëpërmjet një deklarate.

Spanja bëhet vendi i katërt evropian, që dekriminalizon eutanazinë, pas Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut.

Projekt-ligji ishte prioritet i qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez dhe u miratua nga parlamenti në mars.

Në bazë të ligjit eutanazia lejohet, kur një terapist shkakton vdekjen e një pacienti, si dhe vetëvrasjen e asistuar mjekësore, kur pacienti merr vetë një ilaç, të rekomanduar nga mjeku me recetë  për të vdekur.

Sidoqoftë, ligji përmban kushte të rrepta: personi, qoftë shtetas spanjoll ose banor i Spanjës, duhet të jetë “plotësisht i vetëdijshëm” kur merr vendimin për të vdekur, ndërsa kërkesa e tij duhet të bëhet me shkrim “pa presion të jashtëm” dhe të ribëhet (të përsëritet kërkesa) 15 ditë më vonë.

Mjeku mund të refuzojë kërkesën nëse vlerëson se kriteret nuk janë përmbushur ose pacienti nuk është plotësisht i vetëdijshëm. Për më tepër, kërkesa duhet të miratohet nga një mjek i dytë dhe t’i jepet drita jeshile nga një komision.

Share This Article