Hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit, Izraeli tërheq trupat, Hamasi ka 72 orë kohë për të liruar pengjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria izraelite ka njoftuar se marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi. Sipas deklaratës nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), trupat izraelite janë pozicionuar në linjat e dakorduara, dhe tani do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të mundshëm nga zona e Gazës.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që pas fillimit të armëpushimit, Hamasi ka 72 orë kohë për të liruar të gjithë pengjet.

“Trupat e IDF-së në Komandën Jugore janë vendosur në zonë dhe do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.

Me arritjen e armëpushimit, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se është gati të mbështesë marrëveshjen duke ndihmuar “në kthimin e pengjeve dhe të paraburgosurve te familjet e tyre”.

“Ditët në vijim janë kritike. U bëj thirrje palëve t’u përmbahen angazhimeve të tyre. Marrëveshja ofron një shans jetësor për të shpëtuar jetë dhe për të lehtësuar vuajtjet”, thuhet në deklaratën e Kryqit të Kuq.

Ndërkohë, qytetarët e Gazës dhe Izraelit kanë shprehur shpresën për një ndalesë të përhershme të dhunës, duke festuar këtë armëpushim të shumëpritur.

Share This Article