Hyn në fuqi në heshtje ligji për studentët e Mjekësisë dhe ai për legalizimin e kanabisit, Presidenti Begaj miraton aktet e qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Bajram Begaj ka miratuar në heshtje ligjin për studentët e Mjekësisë dhe atë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Ligji i miratuar kushtëzon marrjen e diplomës për studentët e mjekësisë dhe i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet.

Afati 20-ditor për dekretimin e ligjeve, skadoi një ditë më parë (14 gusht).

Edhe pse Presidenti Begaj priti në një takim studentët e Mjekësisë, zgjodhi të mos e kthente ligjin për rishqyrtim, por e kaloi në heshtje.

Share This Article