Hyrja e Alternativës në Qeveri, Trajanov: Është prishur ekuilibri etnik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, e cila është pjesë e Qeverisë, ka shprehur rezerva në lidhje me marrëveshjen me Alternativën, për inkuadrimin e këtyre të fundit në qeveri.

Trajanov thotë se me hyrjen e Alternativës në qeveri, është prishur balansi etnik në pushtetin ekzekutiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të shohim marrëveshjen që është arritur, por nga ajo që është bërë publike, mendoj se është e panevojshme përfshirja e çështjeve gjyqësore dhe rishikimi i tyre në marrëveshje, siç është rasti “Monstra” e të tjera. Ato kanë përfunduar me vendime përfundimtare, disa pas procedurave të përsëritura, dhe është e kotë të rihapen dhe të negociohen përsëri”.

“Ndërsa fakti që në qeverinë e re, në postin e ministrave mund të ketë më shumë shqiptar se sa maqedonas, e prish balancin etnik të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit”, tha Trajanov për Fokus.

Ndryshe, Alternativa në Kuvend përfaqësohet me katër deputetë, ndërsa dje njoftuan se kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev, që të jenë pjesë e qeverisë.

Share This Article