Hysaj asiston në fitoren e Napolit ndaj Lazios

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elseid Hysaj ka dhënë kontribut në fitoren e Napolit në elitën e futbollit italian. Ai asistoi në golin e tretë të napolitanëve.

Napoli të enjten në mbrëmje e fitoi ndeshjen derbi kundër Lazios në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A, me rezultatin 5:2.

Lorenzo Insigne nga penalltia dhe Mateo Politano pas asistimit të Dries Mertensit, shënuan në pjesën e parë për skuadrën e Napolit në minutën e shtatë dhe të 12-të respektivisht.

Hysaj asistoi për 3:0 në golin të cilin e realizoi Insigne në minutën e 53-të. Ishte asistimi i dytë i sezonit për mbrojtësin e krahut të djathtë të Shqipërisë.

Për 4:0 u përkujdes Mertens në minutën e 65-të.

Ciro Immobile në minutën e 70-të pas asistimit të Andreas Pereiras ngushtoi epërsinë në 4:1. Milinkoviq-Saviq shënoi në minutën e 74-rt për 4:2.

Megjithatë, Napoli nuk u ndal dhe realizoi edhe për golin e pestë nëpërmjet sulmuesit nigerian Victor Osimhen.

Hysaj luajti në tërë ndeshjen për skuadrën e Napolit, derisa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, u inkuadrua në minutën e 70-të.

Te Lazio, nga minuta e 83-të luajti reprezentuesi tjetër i Kosovës, Vedat Muriqi. Ndërkohë, portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ishte në bankën rezervë.

Napoli pas 32 ndeshjeve ka arkëtuar 63 pikë dhe është në vendin e pestë, ndërsa Lazio në vendin e gjashtë, me një ndeshje më pak të zhvilluar, ka 58 pikë.

Share This Article