Hysaj do të largohet me parametra zero nga Napoli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të lë Napolin dhe sipas tij Roma do të ishte “zgjidhje e mirëseardhur”.

Hysaj nuk është duke u aktivizuar këtë sezon te Napoli, Kevin Malcuit dhe blerja e re Giovanni Di Lorenzo po luajnë para mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Kështu, Mario Giuffredi e bëri të qartë se ky mund të jetë sezoni i fundit i Hysaj në San Paolo.

Përveç kësaj, klubi që do ta angazhojë Hysajn në radhët e saj, s’do të paguajë asnjë cent pasi Giuffredi thotë se vitin e ardhshëm shqiptarit do t’i skadojë kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë.

“Ancelotti më tha se do të ishte i lumtur nëse qëndron sepse ai do t’i jepte garanci skuadrës. Ai qëndroi sepse për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të mbyllnim negociatat. Sidoqoftë, ishte një gjë e keqe sepse trajneri nuk e merr në konsideratë atë”, “Elseid ka vërtetuar se mund të jetë lojtarë i rëndësishëm për të dy krahët. mbrojtës i majtë dhe i djathtë”, tha Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

25-vjeçari ishte afër transferimit në Romë verën e kaluar, por duket se diçka e tillë ende mund të ndodhë.

Share This Article