Hysaj: I besoj Gattusos dhe ndihem si në shtëpi te Napoli, por në futboll nuk i dihet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dëshira e parë është që të qëndrojë në Napoli, por nëse nuk i plotësohen dëshirat, nëse nuk merr minutat e duhur – natyrisht se do të largohet.

Elsied Hysaj, mbrojtësi shqiptar i Napolit, foli për mikrofonat e “Sky Sport”, përpara ndeshjes me Milanin, e cila u mbyllë mbrëmë 2-2.

Kur dukej se po largohej nga blutë e Serie A, si rezultat i mosaktivizimit nga Carlo Ancelotti, shkodrani kuqezi e ka rigjetur veten nën urdhëratë e Gattuso, edhe pse jo gjithmonë është titullar.

Tashmë Hysaj thotë se ndihet si në shtëpi te Napoli, ndjen besimin e Gattuso dhe ka shumë respekt për trajnerin kalabrian, por la të hapura kartat për një largim, duke thënë se “në futboll nuk i dihet”.

Këto janë fjalët e tij: “Ne po kalojmë një periudhë të mirë, shpresojmë ta mbajmë këtë ritëm deri në fund”.

“Gattuso? Ai i përjeton ndeshjet më shumë se ne. Karakterin e tij është munduar ta përcjellë te të gjithë ne”.

“E ardhmja ime? Kam besimin e Gattuso, këtu jam në shtëpi, si për jetën dhe futbollin. Megjithatë, në futboll nuk e dimë kurrë se çfarë mund të ndodhë”.

Hysaj është pjesë e Napolit që nga viti 2015. Ai ka bërë 192 paraqitje, por nuk ka shënuar asnjë gol.

Share This Article