Hysaj: Jemi gjithnjë gati për të marrë tripikëshin

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj ka deklaruar se skuadra kuqezi është gjithnjë gati për të marrë tripikëshin, pavarësisht skuadrës që ka përballë.

Kapiteni kuqezi, gjatë deklaratës së pragsfidës me Francën, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”, e vlefshme për ndeshjen e fundit të grupit H, u shpreh se fakti që përfaqësuesja jonë luan në stadiumin e ri, nuk do të thotë se kampionët e botës do tolerojnë.

“Besoj që ne do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër. Do të jetë ndeshje me e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë si Griezmaan, Mbappe. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë”.

“Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmojë tifozeria. Pastaj që do jetë Totti apo lojtarë të ‘Romës’, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e ‘Napolit’, dua të rikuperoj vendin tim aty dhe pastaj të shohim. Nuk besoj që kampionë siç është Franca me ata lojtarë që po vjen tani në Shqipëri, të vijnë e të na falin pikë ose fitoren se kemi bërë stadiumin e ri. Unë siç e di dhe për veten time, profesionistët në çdo ndeshje, janë gjithmonë gati për të marrë tripikëshin, nuk besoj se vijnë për të bërë një kalim këtu”, tha Hysaj.

“Sigurisht ne duhet të jemi më të fortë, me mentalitet më të fortë, se është një skuadër e fortë. Kemi treguar në ndeshjet e kaluara se kemi një skuadër që dimë të luajmë, nuk jemi si dikur që kemi vrapuar nëpër fushë. Edhe pse është Franca, ne mund të luajmë. Pamë që Moldavia luajti kundër Francës, kishte edhe rastet e veta. Thjesht duhet të jemi të qetë dhe të kemi vetëbesim që jemi të fortë”, nënvizoi Hysaj./ATSH/

Share This Article